Shkon në nëntë numri i të vrarëve pas shpërthimeve të reja në Liban

Bota

Shkon në nëntë numri i të vrarëve pas shpërthimeve të reja në Liban

Më: 18 shtator 2024 Në ora: 19:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Nëntë persona janë vrarë dhe më shumë se 300 janë plagosur në shpërthimet e sotme në të gjithë Libanin.

Kështu raporton ministria libaneze e Shëndetësisë, e cila ka dhënë edhe disa të reja, shkruan skynews.

Shpërthimet sot vijnë një ditë pas një sulmi që synonte “pagers” e përdorur nga militantët e Hezbollahut.

Televizioni Al Manar raportoi për shpërthime në zona të shumta të Libanit ndërsa një zyrtar i grupit militant libanez tha për Associated Press se kanë shpërthyer radio-lidhjet (walkie-talkies).

Ndërkohë, agjencia zyrtare e lajmeve e Libanit ka raportuar se edhe disa sisteme të energjisë diellore të vendosura në çatitë e shtëpive kanë shpërthyer.

Ndryshe, Hezbollahu për shpërthimet e fundit ka fajësuar shtetin izraelit ndërsa ky i fundit nuk reaguar deri më tani rreth shpërthimeve në Bejrut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat