Pas dekretit për shtimin e forcave të armatosura Presidenti rus Vladimir Putin dha shpjegime për urdhërin e lëshuar së fundmi për shtimin e numrit të trupave dhe krijimin e zonave të reja ushtarake në Rusi.
Për njësitë e trupave që do të vendosen në zonat e reja ushtarake, nevojiten ushtarë të rinj të cilët janë të trajnuar mirë në armë. Putin lëshoi të hënën një dekret me të cilin urdhëronte që forcat e armatosura të rriten në rreth 2.4 milionë vetë, përfshirë edhe 1.5 milionë ushtarë: Kjo është hera e tretë që forcat e ushtrisë janë rritur që nga sulmi në Ukrainë në shkurt 2022.
Shkaqet që përmend Rusia për shtimin e trupave
Krijimi i zonave të reja ushtarake shoqërohet me ngritjen e bazave dhe shtrimin e trupave të reja ushtarake. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm rus, Valeri Gerasimov, e arsyetoi nevojën për rajone të reja ushtarake ndër të tjera, me anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, por nuk e përmendi e luftën e agresionit rus kundër Ukrainës.
Në një video-konferencë Putin kërkoi forcimin e armatosjes dhe militarizimit. Në të ardhmen ushtria ruse nuk do t'i marrë armët e reja moderne në pjesë, por në seri, bëri të ditur presidenti rus. Në laboratorët e raketave dhe armëve do duhet të përdoren edhe dijet e fituara nga lufta, u shpreh Putin që të enjten planifikon të vizitojë një fabrikë në Shën Peterburg./DW