Zelensky thotë se plani i fitores së Ukrainës është gati, do t’ia prezantojë Bidenit në fund të muajit

Bota

Zelensky thotë se plani i fitores së Ukrainës është gati, do t’ia prezantojë Bidenit në fund të muajit

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 13:51
Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklaruar në fjalimin e mbrëmjes së 18 shtatorit, se të gjitha pikat e planit të fitores së Ukrainës që Kievi synon t’ia paraqesë Uashingtoni janë përpunuar.

Zelensky planifikon të diskutojë planin me presidentin amerikan Joe Biden gjatë vizitës së tij në SHBA në fund të këtij muaji.

Duke mos zbuluar të gjitha detajet, Zelensky më herët tha se plani përbëhet nga katër pika kryesore dhe një e pesta lidhet me situatën e pasluftës.

Ai fokusohet në sigurinë dhe pozicionin gjeopolitik të Ukrainës, ndihmën e huaj ushtarake me lirinë për ta përdorur atë pa kufizime dhe mbështetjen ekonomike.

Inkursioni ndërkufitar i Ukrainës në rajonin rus të Kurskut, i cili la një pjesë të territorit rus nën kontrollin e Kievit, është gjithashtu pjesë e strategjisë, bëri të ditur Zelensky.

“Gjëja më e rëndësishme tani është vendosmëria për ta zbatuar atë. Nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë alternativë ndaj paqes, asnjë ngrirje të luftës apo ndonjë manipulim tjetër që thjesht do ta shtyjë agresionin rus në një fazë të mëvonshme”, tha presidenti në fjalimin e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat