Zëdhënësja e OKB-së ka komentuar sulmin në Liban duke thënë se u ‘shkel ligji ndërkombëtar humanitar’.
“Shpërthimet e pagerave dhe radiove në të gjithë Libanin shkelën qartë ligjin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut dhe ligjin ndërkombëtar humanitar”, tha Ravina Shamdasani.
Më tej ajo shtoi se “Sulmi mund të çojë në një konflikt edhe më të gjer. Në të vërtetë gjithçka që na duhet është de-përshkallëzimi. Ne kemi nevojë për një armëpushim në Gaza. Ne kemi nevojë që situata në Bregun Perëndimor të vihet nën kontroll.”
Bjeruti është sulmuar nga Izraeli të martën dhe të mërkurën, duke lënë të vdekur dhjetëra njerëz, si dhe janë plagosur mbi 3000 të tjerë.