Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ka shtyrë vizitën e planifikuar për javën e ardhshme në Izrael, sipas Reuters duke cituar një burim, i cili nuk specifikoi arsyen e shtyrjes së udhëtimit.
Vizita e sekretarit amerikan të mbrojtjes do të përkonte me një periudhë tensioni të shtuar në kufirin e Izraelit me Libanin, mbi shpërthimet vdekjeprurëse në radiot dhe dronët e Hezbollahut për të cilët Bejruti dhe lëvizja shiite fajësojnë Izraelin.
Nga këto sulme, të paktën 37 njerëz u vranë dhe më shumë se 3,000 u plagosën në dy ditët e mëparshme.
Detaje tjera nuk u japen.