Forcat e milicisë shiite “Kataib Hezbollah” në Irak njoftuan se komandanti i tyre i quajtur Abu Haydar al-Khafaji u vra në sulmin izraelit në kryeqytetin e Sirisë, Damask, transmeton Anadolu.
Në deklaratën me shkrim të bërë nga “Ketaib Hezbollah” për këtë temë thuhet se Khafaji është vrarë në Damask.
Më tej theksohet se Abu Haydar Al-Khafaji ka shërbyer si nënsekretar i sigurisë në Damask.
Ceremonia e varrimit të Al-Khafajit pritet të mbahet në Bagdad të Irakut.