Izraeli i gatshëm të negociojë për t’i dhënë fund luftës me Libanin

Bota

Izraeli i gatshëm të negociojë për t’i dhënë fund luftës me Libanin

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 19:06
Danny Danon

Izraeli nuk ka "asnjë qëllim" që konflikti me Hezbollahun të arrijë "përshkallëzim të plotë", tha përfaqësuesi i përhershëm izraelit në Kombet e Bashkuara për Sky News.

Ambasadori Danny Danon tha se Izraeli është i gatshëm të negociojë me Libanin për t'i dhënë fund sulmeve.

"Qeveria libaneze ka një përgjegjësi ndaj popullit libanez. Ne nuk kemi ndërmend të lejojmë një përshkallëzim të plotë apo luftë me Libanin apo Hezbollahun, por nuk mund të vazhdojmë me situatën ashtu siç është. Ne preferojmë diplomacinë”, tha ai, duke shtuar se Izraeli ishte "gati për të negociuar".

Ushtria izraelite më herët njoftoi se kishte vrarë një komandant të lartë të Hezbollahut, Ibrahim Aqil.

IDF ka eliminuar Ibrahim Aqil, kreun e sistemit operativ të Hezbollahut dhe komandantin aktual të forcave të Radvanit dhe udhëheqësin e planit të Hezbollahut për të pushtuar Galilenë”, tha ushtria në një deklaratë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat