Vritet edhe një komandant i lartë i Hezbollahut

Bota

Vritet edhe një komandant i lartë i Hezbollahut

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 09:55
Ahmed Wahbi

Hezbollahu ka konfirmuar vdekjen edhe të një tjetër komandanti të lartë ushtarak.

Organizata libaneze ka thënë se një komandant i dytë i lartë, Ahmed Wahbi, gjithashtu është vrarë në sulmin e Izraelit mbi Bejrut.

Wahbi mbikëqyrte operacionet ushtarake të forcave speciale “Radwan” gjatë luftës në Gaza deri në fillim të vitit 2024, shkruan skynews.

Më herët, Hezbollah kishte konfirmuar se komandanti i saj i lartë, Ibrahim Aqil, ishte vrarë në sulmin izraelit në periferi të Bejrutit.

Grupi militant palestinez, Hamas e ka përshkruar vrasjen e Aqil si një “krim” dhe “marrëzi”, duke shtuar se Izraeli do ta “paguajë një çmim të lartë”.

Ndryshe, Izraeli ka intensifikuar sulmet drejt Libanit, ku si cak janë pjesëtarët e formacionit paraushtarak libanez, Hezbollah.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat