Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka kërkuar homologut të tij amerikan, Joe Biden që të lejojë Ukrainën të kryejë sulme me rreze të gjatë brenda Rusisë me armë të furnizuara nga ShBA dhe të fitojë “një vend në histori” duke “forcuar Ukrainën”.
Duke folur përpara një udhëtimi vendimtar javën e ardhshme në Uashington, ku ai do të takohet me Biden dhe zëvendëspresidenten dhe kandidaten për presidente, Kamala Harris, dhe do t’i drejtohet OKB-së, Zelensky tha se do të paraqiste një “plan fitoreje” për t’i dhënë fund luftës, shkruan The Guardian.
Vizioni i tij për një “paqe të drejtë” nuk është bërë publik.
Por në një konferencë për media me Observer në Kiev, Zelensky tha se kjo përfshinte kryerjen e sulmeve të thella me raketa perëndimore brenda Rusisë – diçka që Londra dhe Uashingtoni e kanë refuzuar deri më tani.