Pamjet shokuese tregojnë vrasësin me plumbin e ngecur në ballë pasi u qëllua gjatë konfliktit

Bota

Pamjet shokuese tregojnë vrasësin me plumbin e ngecur në ballë pasi u qëllua gjatë konfliktit

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 15:23
Antônio Neles Gomes

Një vrasës i dyshuar është arrestuar nga policia në Brazil por çuditërisht plumbi i një arme kishte ngecur në mes të ballit të tij, pas një konflikti të dhunshëm me thika.

Pamjet shokuese tregonin Antônio Neles Gomes de Abreu me majën e plumbi të ngecur në ballë – e cila duket si një pikë e zezë në video – teksa policët e shoqërojnë atë në komisariat.

Policia u njoftua në vendngjarje natën e të enjtes për një vrasje dhe tentativë vrasjeje, pas konfliktit në stacionin e benzinës në Santa Luzia do Pará në veri të Brazilit.

Pas konfliktit verbal De Abreu besohet se qëlloi me thikë viktimën João Itamar Alves da Silva, i cili fatkeqësisht vdiq në vend, shkruajnë mediat vendase.

Në hakmarrjen apo vetëmbrojtjen e tij, Luiz Fernando Andrade, kishte nxjerrë pistoletën dhe qëlloi De Abreu.

Por nga pamje e publikuara duket se plumbi kishte mbetur në ballin e De Abreu pa arritur ta shponte.

Video duket se tregon gjithashtu burrin tenton të pijë birrë nga një shishe teksa është prangosur nga policia.

Disa media raportonin se De Abreu ishte qëlluar gjithashtu poshtë barkut.

Ai u dërgua na spital i shoqëruar nga policia, e cila tha se do të ngrejë akuzat për vrasjen e Da Silva.

Zyrtarët thonin se De Abreu dhe viktima e tij kishin një konflikt të vjetër dhe ngjarja e djeshme ishte kulminimi i përplasjeve, sado e pabesueshme ndalimi i plumbi në ballin e vrasësit, shkruan rrjeti The Sun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat