Presidenti Biden dhe kryeministri japonez diskutojnë shqetësimet mbi Detin e Kinës Jugore

Bota

Presidenti Biden dhe kryeministri japonez diskutojnë shqetësimet mbi Detin e Kinës Jugore

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 21:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe Kryeministri japonez, Fumio Kishia, diskutuan lidhur me diplomacinë me Kinën dhe ndanë shqetësimet mbi “aktivititetet kërcënuese dhe destabilizuese” në Detin e Kinës Jugore gjatë takimit të nivelit të lartë të grupit që njihet si “Quad”, dhe që përfshin Shtetet e Bashkuara, Australinë, Japoninë dhe Indinë, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Takimi po mbahet në Wilmington, të Delauerit.

Sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Biden dhe Kryeministri Kishida përsëritën gatishmërinë për të ruajtur paqen në të gjithë ngushticën e Tajvanit dhe përkushtimin për zhvillimin dhe mbrojtjen e teknologjive të inteligjencës artificiale dhe gjysmëpërçuesit.

Detaje tjera nuk u japen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat