Ukraina: Shkatërruam shumicën e dronëve të lëshuar nga Rusia gjatë natës

Bota

Ukraina: Shkatërruam shumicën e dronëve të lëshuar nga Rusia gjatë natës

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 13:19
Foto ilustrim

Forcat Ajrore të Ukrainës raportuan më 22 Shtator se sistemet e mbrojtjes ajrore kishin rrëzuar 71 nga 80 dronët sulmues rusë të lëshuar gjatë natës.

Ata thanë se gjashtë dronë të tjerë u neutralizuan nga pajisjet elektronike dhe gjithashtu shtuan se Rusia kishte lëshuar dy raketat e udhëzuara nga pjesët e pushtuara të rajonit të Luhanskut të Ukrainës, por nuk dha detaje për atë që ndodhi me raketat.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se njësitet e mbrojtjes ajrore kishin shkatërruar 15 dronë që Ukraina lëshoi gjatë natës.

Në mbrëmjen e 21 shtatorit, kryetari Ihor Terekhov tha se shpërthime ndodhën në Harkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës  ku një bombë e udhëzuar goditi ndërtesa banimi, duke plagosur të paktën 20 persona.

Bombat ranë natën e së shtunës në distriktin Shevchenkivsky, në verilindje të Ukrainës, tha guvernatori lokal Oleh Syniehubov. Ndërtesat banesore 16 dhe 9-katëshe u shkatërruan, dhe shtatë ndërtesa të tjera u dëmtuan, shtoi ai.

21 persona u plagosën, përfshirë një tetëvjeçar, dy 17-vjeçarë dhe disa të rritur, sipas Syniehubov dhe kryetarit të Harkivit, Ihor Terekhov.

Ky sulm erdhi pas një tjetër sulmi natën e së premtes që plagosi 15 persona, përfshirë një 10-vjeçar dhe një 12-vjeçar, ndërsa sulmet ajrore ruse goditën tri lagje në Harkiv, tha Terekhov.

Sipas zyrtarëve ukrainas, bombat ajrore të tipit KAB u përdorën në të dyja sulmet – një armë sovjetike e modifikuar që për muaj me radhë ka shkaktuar dëme të mëdha në Ukrainën lindore./rel

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat