Nënsekretarin e qytetit brazilian e zë gruaja me tjetrën duke dalë nga një hotel, madje tentoi të largohet me veturë zyrtare

Bota

Nënsekretarin e qytetit brazilian e zë gruaja me tjetrën duke dalë nga një hotel, madje tentoi të largohet me veturë zyrtare

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 14:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Pas polemikës që përfshin ish-nënsekretarin komunal brazilian të Ruajtjes dhe Shërbimeve Publike, Marcelo Serieiro Serra, i cili u kap në flagrancë nga gruaja e tij duke u larguar me një grua tjetër nga hoteli Praia Grande në qendër të qytetit, qeveria e qytetit emëroi një punonjës të autorizuar me mbi dhjetë vjet me përvojë në departament, për ta zëvendësuar.

Shkarkimi i Serieiros u publikua nga qyteti i Niterói në Gazetën Zyrtare të shtunën e kaluar, dhe thuhet se është bërë me kërkesën e tij.

Javën e kaluar, gruaja e Serieiros e kapi atë duke lënë një hotel me një grua tjetër. Një burrë që po kalonte aty e filmoi incidentin dhe pamjet u bënë virale në rrjetet sociale.

 

Në video, gruaja e tij thotë se ishin për gjashtë vite të martuar, kurse kalimtarëve të rastit ua bënte me dije se veturën që ai e kishte përdorur është pronë e komunës.

“Më ke shkatërruar jetën, i poshtër. Përdorimi i veturës së qytet në hotelin Praia Grande nga nënsekretari”, thotë Gabrielle Kienen.

Mediat braziliane nuk kanë arritur ta kontaktojnë Marcelo Serieiro Serra, i cili fshiu profilet nga mediat sociale, me qëllim që të mos mund ta “ndjekin”.

Nga qyteti Niteroi nuk kanë konfirmuar nëse ai kishte përdorur veturën zyrtarë në ditën kur u kap nga gruaja me një tjetër.

Ata thjesht njoftuan se veturat zyrtare mund të përdoren nga punonjësit vetëm kur janë në punë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat