Biden optimist në OKB: Konflikti Izrael-Liban ende mund të zgjidhet diplomatikisht

Bota

Biden optimist në OKB: Konflikti Izrael-Liban ende mund të zgjidhet diplomatikisht

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 17:28
Joe Biden

Joe Biden ka thënë se konflikti midis Izraelit dhe Libanit ende mund të zgjidhet diplomatikisht.

Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, presidenti amerikan tha gjithashtu se ishte i përkushtuar për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

“Ne kemi qenë gjithashtu të vendosur për të parandaluar një luftë më të gjerë që përfshin të gjithë rajonin”, tha presidenti, duke folur për përshkallëzimin midis Libanit dhe Izraelit.

”Një zgjidhje diplomatike është ende e mundur. Në fakt, ajo mbetet e vetmja rrugë drejt sigurisë së qëndrueshme…lufta në shkallë të gjerë nuk është në interesin e askujt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat