Presidenti i Brazilit quan përbërien e Këshillit të Sigurimit të OKB ‘të papranueshme’

Bota

Presidenti i Brazilit quan përbërien e Këshillit të Sigurimit të OKB ‘të papranueshme’

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 19:14
Luiz Inacio Lula da Silv

Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva ngriti një nivel më lart kritikat e fundit për përbërien e Këshillit të Sigurimit të OKB, duke e quajtur ‘trashëgimi të kolonializmit’ teksa i referohej mospërfshirjes në të Amerikës Latine e Afrikës.

“Përjashtimi i kontinenteve të tëra nga Këshilli i Sigurimit është jehonë e praktikave të dominimit kolonialist të së shkuarës,” tha Lula në asemblenë e përgjithshme.

Ai shtonte: “Jam i vetëdijshëm që reforma të tilla mund të jenë komplekse, dhe se ato shkojnë kundër interesave të thella që kërkojnë të ruajnë status quo-në.”

Anëtarët e përhershëm me fuqi veto-je në Këshillin e Sigurimit të OKB janë fituesit e Luftës II Botërore, Britania, Kina, Franca, Rusia dhe SHBA.

Presidenti amerikan Joe Biden tha në fjalën e tij se “SHBA mbështet zgjerimin e Këshillit të Sigurimit të institucionit botëror”.

Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, tha javën e kaluar se mbështet idenë e dy vendeve të përhershme për Afrikën si dhe një vend për shtete të vogla ishullore.

Brazil, Gjermania, India e Japonia dhe kanë kërkuar vende të përhershme në Keshillin e Sigurimit dhe përsëritën kërkesën e tyre në një takim të përbashkët të hënën, shkruan rrjeti AFP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat