Qëndrimi bërthamor, luftërat dhe ndarjet gjeopolitike po e bëjnë botën një vend gjithnjë e më të rrezikshëm, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
“Ndarjet gjeopolitike vazhdojnë të thellohen. Planeti vazhdon të nxehet.
Luftërat tërbohen pa asnjë ide se si do të përfundojnë. Dhe qëndrimi bërthamor dhe armët e reja hedhin një hije të errët. Ne po shkojmë drejt së paimagjinueshmes – një fuçi baruti që rrezikon të përfshijë botën,– tha ai në debatin e përgjithshëm të seancës së 79-të të Asamblesë së Përgjithshme.
Guterres tha se njerëzimi po kalon një transformim të jashtëzakonshëm, duke u përballur me sfida të paprecedentë që kërkojnë zgjidhje globale.