Më shumë se 30.000 persona, shumica sirianë, janë larguar nga Libani në Siri në 72 orët e fundit, tha agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara më 27 shtator, teksa konflikti mes Izraelit dhe Hezbollahut – i cili është grup militant dhe parti politike që kontroll shumicën e Libanit jugor – po intensifikohet.
Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike. Partia politike e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.
Afër 80 për qind e personave që po e kaluan kufirin ishin sirianë dhe afër 20 për qind ishin libanezë, tha Gonzalo Vargas Llosa, përfaqësuesi i UNHCR-së në Siri.
Pothuajse gjysma ishin fëmijë dhe adoleshentë, ndërkaq numri i burrave që kaluan kufirin ishte i vogël, tha ai.
“Ata po kalojnë në një shtet që është në luftë, në një tjetër që po përballet me një konflikt që 13 vjet”, tha Vargas Llosa gjatë një konferencë për media në Gjenevë.
Netanyahu thotë se Izraeli do t’i vazhdojë bisedimet për armëpushim në Liban
Ai tha se UNHCR-ja po punon me Qeverinë siriane dhe partnerët për të përshpejtuar procesin e pranimit të tyre dhe Siria dhe shtoi se Siria po i lejon shtetasit libanezë të hyjnë në shtet dhe ata mund të qëndrojnë në shtet për aq kohë sa kanë një dokument të identifikimit.
Libani është shtëpi e afër 1.5 milion sirianëve që ishin larguar nga lufta civile në shtetin e tyre.
Konflikti mes forcave izraelite dhe Hezbollahut është intensifikuar së fundi, teksa qindra persona janë vrarë në Liban nga sulmet ajrore izraelite.
Në total, më shumë se 200.000 persona në Liban janë zhvendosur nga konflikti, sipas OKB-së.