Qindra sindikata, OJQ në Spanjë bëjnë thirrje për grevë të përgjithshme në solidaritet me Palestinën

Bota

Qindra sindikata, OJQ në Spanjë bëjnë thirrje për grevë të përgjithshme në solidaritet me Palestinën

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 06:15
Foto ilustrim

Më shumë se 200 sindikata dhe organizata joqeveritare (OJQ) në Spanjë të premten nisën një grevë të përgjithshme 24-orëshe të titulluar “Kundër gjenocidit dhe okupimit në Palestinë”.

Si pjesë e grevës mbarëkombëtare, demonstratat u zhvilluan në kryeqytetin Madrid dhe qytete të tjera të mëdha si Barcelona dhe Bilbao, me studentët e universitetit që pezulluan mësimet në shenjë solidariteti.

Sindikatat dhe OJQ-të u shprehën se sulmet e Izraelit në Gaza janë bërë “të patolerueshme”, duke i kërkuar qeverisë spanjolle që “të ndërpresë menjëherë marrëdhëniet diplomatike, tregtare dhe ushtarake me Izraelin” për të parandaluar pjesëmarrjen e tij në “spastrimin etnik të Izraelit”.

Sindikatat organizuan demonstrata të ndryshme gjatë gjithë ditës, duke përfshirë protesta në fabrikat që prodhojnë pajisje ushtarake dhe përpara selisë së Ministrisë së Jashtme në Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat