Një prezantues i motit i televizionit amerikan Fox ndërpreu raportimin e tij të drejtpërdrejtë për uraganin Helene, për të shpëtuar një grua që kishte mbetur e bllokuar brenda veturës së saj që ishte mbushur me ujë nga përmbytjet.
Meteorologu i Fox Weather, Bob Van Dielln u filmuar duke e bartur në shpinë gruan që po bërtiste për ndihmë, pasi kishte ngecur me veturë në ujë në Peachtree Creek të Atlanta, Georgia.
Ai dëgjohet duke tentuar ta qetësojë shoferen e kapluar nga paniku dhe më pas ndërpret raportimin direkt, duke thënë se “do të shkoj të shoh nëse mund ta ndihmojë paksa këtë grua”.
Pasi rikthehet me të duke e bartur në shpinë, ai i drejtohet sërish kamerës – duke ia bërë me dije kolegëve në studio se është rikthyer.
Ky veprim i tij u duartrokit nga të gjithë kolegët e tij e në veçanti nga bashkëshorti i gruas që më pas i afrohet për ta falënderuar.