Lavrov paralajmërim Perëndimit: Mos kërkoni konfrontimin me Rusinë

Bota

Lavrov paralajmërim Perëndimit: Mos kërkoni konfrontimin me Rusinë

Më: 28 shtator 2024 Në ora: 21:08
Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov flet për mediat gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork (28 shtator 2024)

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u tha Kombeve të Bashkuara të shtunën se ishte e pakuptimtë të injorohen alternativat ndaj propozimeve të paqes të Ukrainës, duke paralajmëruar Perëndimin për rrezikun e përpjekjes për të "luftuar deri në fitore me një fuqi bërthamore".

Duke iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, zoti Lavrov kritikoi vendet që mbështesin Ukrainën dhe propozimin e paqes të Kievit.

Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt 2022. Nëntë muaj më vonë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy njoftoi një plan paqeje prej 10 pikash për t'i dhënë një fund të drejtë luftës, në bazë të Kartës themelore të OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar. Moska e refuzoi propozimin.

"Unë nuk do të flas këtu se sa e pakuptimtë dhe e rrezikshme është vetë ideja e përpjekjes për të luftuar deri në fitore me një fuqi bërthamore, siç është Rusia", tha zoti Lavrov.

"Po aq e pakuptimtë, mbështetësit perëndimorë të Kievit zotohen se nuk ka alternativë ndaj negociatave të bazuara në formulën famëkeqe të paqes".

Duke rikujtuar planet e aleatëve perëndimorë në vitet 1940 për të "shkatërruar" Bashkimin Sovjetik, ai akuzoi Perëndimin se po përpiqej për një "disfatë strategjike" të Rusisë në Ukrainë.

"Strategët aktualë anglo-saksonë nuk po i fshehin idetë e tyre. Tani për tani, është e vërtetë, shpresojnë ta mposhtin Rusinë duke përdorur regjimin e paligjshëm neo-nazist të Kievit, por ata tashmë po e përgatisin Evropën që ajo gjithashtu t’i futet kësaj aventure vetëvrasëse”, tha zoti Lavrov.

Rusia është gjithashtu e shqetësuar për sulmin izraelit në Bejrut që vrau udhëheqësin e Hezbollahut dhe që të tilla "vrasje politike" janë bërë të zakonshme, tha zoti Lavrov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat