Përshkallëzimi i sulmeve izraelite në Liban, Papa Françesku: Edhe në luftë ka moral!

Bota

Përshkallëzimi i sulmeve izraelite në Liban, Papa Françesku: Edhe në luftë ka moral!

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 17:02
Papa Françesku

Papa Françesku ka reaguar në lidhje e sulmet e Izraelit në Liban, duke thënë se ‘shkojnë përtej moralit’.

Edhe në luftë ka një moral për t’u ruajtur. Lufta është e pamoralshme. Mbrojtja duhet të jetë gjithmonë proporcionale me sulmin. Kur ka diçka joproporcionale, ju shihni një tendencë për të dominuar që shkon përtej moralit.”, u shpreh Papa.

Ushtria izraelite i ka vazhduar të dielën sulmet ajrore ndaj grupit militant Hezbollah në Liban, një ditë pasi u konfirmua vrasja e shumë komandantëve të Hezbollahut, përfshirë liderin Hassan Nasrallahun.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e përshkroi vrasjen e liderit të Hezbollahut Nasrallah më 27 shtator si të domosdoshme drejt “ndryshimit të baraspeshës së pushtetit në rajon për vitet në vijim”.

Në lidhje me ketë çështje, iranianë kërkuan një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndërsa kryetari i Parlamentit iranian premtoi mbështetje të vazhdueshme për grupet që përballen me Izraelin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat