Situata në Liban, OBSH: Zhvendosja dhe kushtet e jetesës mund të nxisin sëmundjet

Bota

Situata në Liban, OBSH: Zhvendosja dhe kushtet e jetesës mund të nxisin sëmundjet

Më: 30 shtator 2024 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tani thotë se zhvendosja masive dhe kushtet e këqija të jetesës me të cilat përballen njerëzit në Liban ka të ngjarë të rrisin rrezikun e sëmundjeve.

OBSH vlerëson se 118,466 njerëz u zhvendosën rishtas midis 23 dhe 27 shtator, ka raportuar BBC.

Sistemi shëndetësor i vendit mbetet i mbingarkuar nga kriza me të cilën po përballet, thotë agjencia në një raport të situatës.

OBSH në vazhdimsi ka thirrje për armëpushim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat