Akuzohet se spiunonte për llogari të Pekinit, arrestohet një shtetase kineze në Gjermani

Bota

Akuzohet se spiunonte për llogari të Pekinit, arrestohet një shtetase kineze në Gjermani

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 19:18
Foto ilustrim

Një grua kineze është arrestuar në qytetin gjerman të Leipzig nën dyshimin për aktivitete spiunazhi dhe për përcjelljen e informacionit në lidhje me dërgesat e armëve, tha prokurori i përgjithshëm në një deklaratë të martën.

E dyshuara, e identifikuar si Yaqi X, akuzohet se i ka transmetuar informacionet e marra gjatë punës për një kompani logjistike në aeroportin e Leipzig/Halle një anëtari të shërbimit sekret kinez, i cili po ndiqet penalisht veçmas, thuhet në deklaratë.

Shtetasi i dytë kinez, i quajtur Jian G, punonte si ndihmës i Maximilian Krah, një anëtar i Parlamentit Evropian për AfD e ekstremit të djathtë, kur u arrestua këtë vit me dyshimin për spiunazh për llogari të Pekinit.

Informacioni i kaluar nga Yaqi X në 2023 dhe 2024 përfshinte të dhëna fluturimi, ngarkesash dhe pasagjerësh, si dhe detaje mbi transportin e pajisjeve ushtarake dhe njerëzve me lidhje me një kompani gjermane të armëve, tha prokurori i përgjithshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat