Irani gjuajti të paktën 181 raketa balistike në Izrael të martën mbrëma, por shumica u rrëzuan pa mbërri në tokë!
- Sistemi i mbrojtjes ajrore izraelite Arrow rrëzoi shumicën e tyre, por edhe Anijet e Marinës Amerikane në Mesdheun lindor rrëzuan rreth një duzinë, thotë Solli.
Dy fusha ajrore izraelite u goditën, duke përfshirë edhe bazën kryesore të avionëve luftarakë izraelitë F-35, dhe aeroportin e dytë ku besohet se aty ruhen armë bërthamore.
Per Erik Solli, analist i lartë i mbrojtjes në Grupin Kërkimor për Sigurinë dhe Mbrojtjen në NUPI, thotë se Izraeli do të duhet të përgjigjet në një mënyrë më gjithëpërfshirëse sesa që e bëri në muajin prill, kur Irani i sulmoi ata për herë të fundit.
Solli vë në dyshim strategjinë e Iranit dhe thotë se ata nuk kanë arritur asgjë me sulmin.
Ai beson se sulmi është bë për shkak të presionit të brendshëm politik në Iran.
- As unë dhe as ekspertët e tjerë me të cilët kam biseduar nuk e kuptojmë strategjinë iraniane, thotë Per Erik Solli për Nettavisen të mërkurën në mëngjes….)
Cila do të jetë përgjigja e Izraelit?
Per Erik Solli shpjegon se ishte thuajse një “marrëveshje gjentëlmene” në mes Izraelit dhe Iranit në muajin prill. Irani ra dakord që Izraeli duhej të përgjigjej. Izraeli zgjodhi të përgjigjej me një sulm simbolik që nuk shkaktoi dëme serioze, por Irani më pas zgjodhi të mos e ndiqte këtë rrugë!
-Kur Irani tani sulmon përsëri Izraelin për herë të dytë në këtë vit, Izraeli nuk mund ta lërë atë të kalojë në të njëjtën mënyrë. Mendoj se Izraeli do të duhet të përgjigjet në një mënyrë më gjithëpërfshirëse për të treguar se kjo është krejtësisht e gabuar, thotë Solli.
Ai konsideron me shumë gjasa, se Izraeli do të përpiqet të shmangë luftën në shkallë të gjerë mes dy vendeve, megjithatë ata do të përgjigjen me një sulm më serioz se që ishte në prill.
“Mendoj se Izraeli do të kryejë një sulm që përfundon brenda një dite dhe më pas do të vendosin një vijë”, thotë Solli. Ai nuk mund ta kuptojë se si Irani do të jetë në gjendje të kryejë kërcënimet që ata kanë bërë kundër Izraelit.
- Ata kërcënojnë të shkatërrojnë infrastrukturën izraelite, por ne e dimë se dronët dhe raketat iraniane janë shkatrruar në qiell. Gjithashtu, të dy shtetet nuk kanë kufi të përbashkët mes veti, kështu që nuk e shoh se si Irani do të jetë në gjendje të përdorë ushtrinë! Marina iraniane është një flotë bregdetare që nuk mund të kontribuojë në as një luftë kundër Izraelit. Përveç kësaj, forca ajrore iraniane është jashtëzakonisht e vjetër, ajo datonë që nga fillimi i Luftës së Ftohtë, thotë Solli.
Ai thotë se Irani nuk ka arritur asgjë me sulmin e së martës ndaj Izraelit.
- Ata thjesht e humbën atë. Tani ata rrezikojnë një sulm nga Izraeli kundër të cilit nuk do të mund të mbrohen. Kjo nuk do të ndikojë as në Gaza, as në Liban, dhe unë nuk shoh ndonjë përfitim për Iranin ose aleatët e tyre. Është shumë e habitshme që ata zgjodhën të sulmojnë Izraelin. Nëse do të më duhej të merrja me mend, do të mendoja se kjo është për shkak të presionit të brendshëm politik në Iran, thotë Per Erik Solli.
Gjatë vitit të kaluar, Irani ka forcuar bashkëpunimin e tij me Kinën dhe Rusinë, një bashkëpunim që disa e quajnë "boshti i së keqes" ndaj demokracisë!
Solli thotë se mund të jetë e vështirë për Kinën dhe Rusinë, që Izraeli dhe SHBA-ja do të përgjigjen me një sulm masiv dhe shkatërrues ndaj Iranit.
Por nëse ka një përgjigje proporcionale me një sulm më të vogël izraelit që do të zgjat vetëm një ditë, kjo do të jetë e pranueshme për Kinën dhe Rusinë, thotë Solli.
Irani është një furnizues i rëndësishëm armësh për Rusinë. Ndër të tjera, rusët kanë blerë mijëra dronë sulmues nga Irani, por kanë marrë edhe municione të tjera nga kleri që sundon në Teheran!
Ai pak beson se Izraeli do të sulmojë fabrikat iraniane që furnizojnë Rusinë me armë. Solli beson se izraelitët do të kërkonin të sulmojnë prodhimin e naftës së Iranit dhe objektet e tjera që mund të dobësojnë ekonominë e Iranit.