Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, u tha gazetarëve se deklarata e ministrit të Jashtëm izraelit, Israel Katz, se shefi i OKB-së është “person non grata” është gjithashtu “një sulm tjetër ndaj stafit të Kombeve të Bashkuara që kemi parë nga qeveria e Izraelit”.
Ai tha se në 24 vitet e tij në OKB se nuk dinte që një sekretar i përgjithshëm të jetw shpallur si i tillë, raporton Associated Press..
Ministri i Jashtëm i Izraelit tha të mërkurën se e ka ndaluar hyrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Izrael, duke e akuzuar atë për njëanshmëri ndaj vendit.
Katz deklaroi se po e shpallte Antonio Guterres “persona non grata” dhe se ai do të pengohej që të hynte në Izrael.