​Dorëzohet Elon Musk, platforma X zhbllokohet në Brazil

Bota

​Dorëzohet Elon Musk, platforma X zhbllokohet në Brazil

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 21:53
Ilustrim

Brazilianët do të rifitojnë qasjen në platformën X pasi një gjyqtar i Gjykatës së Lartë përmbysi një ndalim të vendosur gati gjashtë javë më parë si rezultat i mospërputhjes së Elon Musk me ligjet e këtij vendi të Amerikës së Jugut, raporton Guardian.

X u bllokua në Brazil, ku kishte më shumë se 22 milionë përdorues, në fund të gushtit, pasi Musk dështoi të emërojë një përfaqësues lokal për të paguar miliona gjoba si pjesë e një beteje të gjatë dhe e ngarkuar politikisht kundër përhapjes së dezinformatave të ekstremit të djathtë dhe përmbajtjes antidemokratike në X.

Ekspertët dhe autoritetet braziliane kanë fajësuar pjesërisht rrjetin social për përhapjen e dezinformatave që çuan në trazirat e ekstremit të djathtë që tronditën Brazilin në janar 2023.

Musk, i cili është rreshtuar me të djathtën ekstreme, përfshirë ish-presidentin brazilian Jair Bolsonaro, reagoi me zemërim ndaj ndalimit. Ai e quajti gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Alexandre de Moraes, një diktator dhe "Voldemort".

Por ditët e fundit Musk duket se është tërhequr, duke paguar një gjobë prej 28.6 milionë realë (3.9 milionë funte) dhe duke emëruar një avokat brazilian si përfaqësues lokal të X, siç kërkohet nga ligjet e vendit.

Duke pasur parasysh këta hapa, Moraes shkroi se ai urdhëroi "mbarimin e pezullimit dhe autorizoi kthimin e menjëhershëm të aktiviteteve të X në Brazil" në një vendim ligjor të lëshuar të martën.

Moraes urdhëroi rregullatorin e telekomunikacionit Anatel, të zbatonte vendimin e tij. Rrjeti pritet të bëhet i disponueshëm në orët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat