Sri Lanka dënon fuqishëm Izraelin për sulmet që plagosën dy prej paqeruajtësve të saj në Liban

Bota

Sri Lanka dënon fuqishëm Izraelin për sulmet që plagosën dy prej paqeruajtësve të saj në Liban

Më: 12 tetor 2024 Në ora: 08:06
Foto ilustrim

Ministria e Jashtme e Sri Lankës tha se “dënon fuqishëm” sulmin e Izraelit ndaj paqeruajtësve të OKB-së në Liban që plagosi dy ushtarë të saj të premten.

Paqeruajtësit u plagosën nga një sulm në selinë e Forcave të Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL) në qytetin jugor të Naqoura, tha në një deklaratë ministria e jashtme e Sri Lankës.

Të premten, Forcat Mbrojtëse të Izraelit pranuan se goditën një bazë UNIFIL dhe thanë se po shqyrtonin rrethanat rreth incidentit.

Shefi i paqeruajtësve të OKB-së, Jean-Pierre Lacroix tha të enjten se situata në Libanin jugor është “gjithnjë e më alarmante”, me paqeruajtësit e OKB-së “në rrezik serioz”.

Kreu i forcave të armatosura të Irlandës, gjenerallejtënant Sean Clancy, tha më herët se zjarri izraelit që goditi pozicionin paqeruajtës të OKB-së në Libanin jugor të premten dukej “i qëllimshëm”, duke pasur parasysh rrethanat.

Ky është incidenti i dytë i zjarrit të tankeve izraelite që rezulton me lëndime të paqeruajtësve të OKB-së në Libanin jugor këtë javë. Dy paqeruajtës indonezianë u shtruan në spital të enjten pas një incidenti të ngjashëm, shkruan CNN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat