“A është Izraeli mik apo armik me Turqinë?”, Gjenerali shqiptaro-amerikan “zbërthen” planet e ushtrisë izraelite – përmend edhe SHBA-në!

Bota

“A është Izraeli mik apo armik me Turqinë?”, Gjenerali shqiptaro-amerikan “zbërthen” planet e ushtrisë izraelite – përmend edhe SHBA-në!

Nga: A.M. Më: 13 tetor 2024 Në ora: 09:34
Netanyahu dhe Erdogan

Gjenerali shqiptaro-amerikan, Muharrem Maralushusha, në një postim në Facebook ka komentuar mundësinë e një përplasje mes Izraelit dhe Turqisë.

Për faktin se Turqia është në NATO dhe vazhdon të jetë fuqia e dytë më e fortë e saj, pas SHBA-së, Maralusha potencoi se ekziston një frikë te Izraeli.

Megjithatë, gjenerali shqiptaro-amerikan tha se ushtria izraelite ka gati planet operative, nëse Turiqa ndërhynë në konfliktin me Lebanonin, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

A është Izraeli mik apo armik me Turqinë?

Netanyahu i ka dhënë urdhra agjencive të inteligjencës së Izraelit që të jenë gati planet operative të tyre, që të hyjnë në përdorim për destabilizimin e rendit kushtetues të Turqisë.

Në rasst se Turqia mendon me ndërhy në Lebanon ushtarakisht, këto plane të Izraelit çdo vit shpalosen dhe përpilohen si të jetë nevoja. Turqia është e njoftuar për ekzistencën e tyre.

Këto plane do të implementohen në krahina turkse të habitura nga kurdët. Këto plane do të hyjnë në zbatim atë ditë që Turqia ndërhynë në Lebanon.

Izraelitët kanë një frikë të madhe, në qoftë se Turqia vendosë me ndërhy në Lebanon, se Izraeli është i vetëdijshëm se një konflikt me Turinë, dotë humbë tmerrësisht, pasi SHBA nuk do rrezikonte që ta shtynte Turqinë të largohej nga NATO.

P.s. Turqia, pas SHBA-së është fuqia më e fortë në NATO. Qëllimi dhe ëndrra e Rusisë është që Turqia ta braktisë NATO-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat