Bombarduesit amerikanë B-2 godasin Houthit e mbështetur nga Irani në Jemen

Bota

Bombarduesit amerikanë B-2 godasin Houthit e mbështetur nga Irani në Jemen

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 09:40
Bombarduesit amerikanë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer një sërë sulmesh në Jemen kundër Houthi, të mbështetur nga Irani të mërkurën mbrëma.

Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se synimi ishte tek pesë objekte nëntokësore të ruajtjes së armëve, duke përdorur bombarues “stealth B-2”.

Sipas zyrtarëve amerikanë të mbrojtjes, në objektet që ishin cak i sulmit, kishte armë të avancuara të cilat do shënjestruar anijet ushtarake dhe civile në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit.

Kjo shënoi herën e parë që SHBA përdor bombarduesin strategjik stealth për të sulmuar Houthit në Jemen, shkruan CNN.

Austin tha se sulmi ishte autorizuar nga presidenti Joe Biden në mënyrë që sipas tij, të degradohej aftësia e Houthit pas më shumë se një viti sulmesh nga ta ndaj anijeve amerikane dhe ndërkombëtare në rajon.

“Ne do të vazhdojmë t’u bëjmë të qartë Houthit se do të ketë pasoja për sulmet e tyre të paligjshme dhe të pamatur,” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat