Australia ia jep Ukrainës 49 tanke të vjetra amerikane

Bota

Australia ia jep Ukrainës 49 tanke të vjetra amerikane

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 11:14
Qeveria australiane është duke ia dhënë Ukrainës shumicën e tankeve të saj M1A1 të prodhuara në Amerikë

Australia do t’i japë Ukrainës 49 nga tanket e saj të vjetra të tipit “M1A1 Abrams”, tha të enjten Ministri i Mbrojtjes Richard Marles.

Qeveria australiane është duke ia dhënë Ukrainës shumicën e tankeve të saj M1A1 të prodhuara në Amerikë, të cilat vlerësohen në 163 milionë dollarë, tha Marles. Ato do të zëvendësohen në Australi nga një flotë prej 75 tankesh të gjeneratës së ardhshme M1A2.

Në shkurt, Marles tha se dhënia e tankeve në Ukrainë pasi ato u hoqën nga përdorimi nuk ishte në axhendën e qeverisë së tij. Por të enjten ai tha se nuk e konsideronte donacionin si një kthim prapa në pozicionin e mëparshëm të qeverisë së tij, raporton Associated Press.

“Ne flasim me qeverinë ukrainase në mënyrë të vazhdueshme rreth asaj se si mund t’i mbështesim ata më mirë”, tha Marles për Australian Broadcasting Corp.

 “Ne shikojmë materialin që kemi; efektivitetin e tij, … forma në të cilën është, për të qenë i sinqertë, nëse do të ishte në gjendje të bënte një ndryshim, nëse mund të mbahet dhe të ruhet në mënyrë që të mund të mbahet në luftë. Dhe tanket Abrams i përshtaten të gjitha këtyre kritereve”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat