Macron ndaloi kompanitë izraelite në “Euronavale”, Izraeli: Do të marrim masa ligjore dhe diplomatike

Bota

Macron ndaloi kompanitë izraelite në “Euronavale”, Izraeli: Do të marrim masa ligjore dhe diplomatike

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 19:07
Emmanuel Macron

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz tha të dielën se kishte urdhëruar ministrinë e tij të fillonte procedurat ligjore kundër presidentit francez Emmanuel Macron, pasi Parisi i ndaloi firmat izraelite të merrnin pjesë në ekspozitën e pajisjeve të mbrojtjes detare Euronavale.

Euronaval, organizatori i ngjarjes që do të mbahet nga 4-7 nëntor në Paris, tha javën e kaluar se qeveria franceze e kishte informuar atë se delegacionet izraelite nuk lejoheshin të ekspozonin stenda ose të shfaqnin pajisje, por mund të merrnin pjesë në panairin tregtar. Vendimi preku shtatë firma.

Kam udhëzuar ministrinë e Jashtme që të ndërmarrë veprime ligjore dhe diplomatike kundër vendimit të presidentit francez… për të parandaluar kompanitë izraelite që të shfaqin produktet e tyre në ekspozitën @SalonEuronaval në Paris muajin e ardhshëm”, tha Katz në një deklaratë në platformën sociale X.

“Bojkoti i kompanive izraelite për herë të dytë, ose vendosja e kushteve të papranueshme, janë masa jodemokratike që nuk janë të pranueshme midis kombeve mike. Unë i bëj thirrje Presidentit Macron t’i anulojë ato plotësisht.”, shtoi ministri izraelit.

Kjo është hera e dytë që firmat izraelite ndalohen nga një shfaqje mbrojtëse. Në maj, Franca i ndaloi kompanitë izraelite që të shfaqnin produktet e tyre në ekspozitën tregtare ushtarake Eurosatory pasi Macron bëri thirrje për një armëpushim në Gaza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat