Panamaja kërcënon BE-në: Nëse nuk hiqet vendi jonë nga lista e ‘parajsave tatimore’, do të…

Bota

Panamaja kërcënon BE-në: Nëse nuk hiqet vendi jonë nga lista e ‘parajsave tatimore’, do të…

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 23:00
Jose Raul Molino

Kompanitë evropiane nuk do të jenë në gjendje të marrin pjesë në tenderët ndërkombëtarë që do të shpallen nga Panamaja nëse Bashkimi Evropian nuk e heq vendin nga lista e “parajsave fiskale”.

Kështu ka paralajmëruar presidenti Jose Raul Molino të martën.

“Ne nuk jemi një parajsë fiskale,” u tha Molino gazetarëve, duke shtuar se “nëse mbetemi në këtë listë nuk do të mund të marrin pjesë. Panamaja nuk do të lejojë asnjë vend që na ka në një listë të tillë të marrë pjesë në projekte apo gara ndërkombëtare që do të bëjmë nga viti i ardhshëm”.

Paralajmërimi vjen në një kohë kur Panamaja po shqyrton ndërtimin e një linje hekurudhore prej 4.1 miliardë dollarësh 400 kilometra që do të lidhë kryeqytetin e saj me provincën Chiriqui në kufi me Kosta Rikën.

Këto deklarata presidenti panamez i bëri në Paris, pas takimit që pati të hënën me presidentin francez Emmanuel Macron. Sipas deklaratës së përbashkët, Parisi do të mbështesë kërkesën e Panamasë për t’u hequr “me shpejtësi” nga lista e parajsave fiskale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat