Vladimir Putin thotë se vetëm krijimi i një shteti të pavarur palestinez mund të ndihmojë në zgjidhjen e "padrejtësisë historike" ndaj popullit të saj.
Presidenti rus po fliste në një samit të BRICS në Kazan, ku tha se niveli i konfrontimit midis Izraelit dhe Iranit e ka vënë Lindjen e Mesme "në prag të luftës në shkallë të plotë".
"Kërkesa kryesore për rivendosjen e paqes dhe stabilitetit në territoret palestineze është zbatimi i formulës së dy shteteve të miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe Asambleja e Përgjithshme," tha ai, duke shtuar se kjo do të ndihmonte në zgjidhjen e "padrejtësisë historike ndaj popullit palestinez".
Derisa kjo çështje të zgjidhet, nuk do të jetë e mundur të thyhet rrethi vicioz i dhunës.