Australia dhe Britania e Madhe bashkëpunim në fushën e ndryshimeve klimatike dhe energjisë

Bota

Australia dhe Britania e Madhe bashkëpunim në fushën e ndryshimeve klimatike dhe energjisë

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 17:40
Foto ilustrim

Australia dhe Britania e Madhe vendosën që të bashkëpunojnë në fushën e ndryshimeve klimatike dhe energjisë.  Kryeministri britanik Keir Starmer dhe homologu i tij australian Anthony Albanese, në margjinat e Samitit të Liderëve të Komonuelthit u takuan në shtetin e ishujve të Paqësorit, Samoa.

Pas bisedimeve të zhvilluara në kuadër të takimit, palët njoftuan se ranë dakord për arritjen e emetimeve neto zero të karbonit deri në vitin 2050 në kuadër të luftës kundër ndryshimeve klimatike.

Palët vendosën të bashkëpunojnë gjithashtu edhe në fushën e teknologjisë dhe inovacionit dhe vendosën të bashkëpunojnë për të përshpejtuar energjinë e rinovueshme.

“Ky partneritet do të na mundësojë të maksimizojmë potencialin tonë ekonomik për të arritur neto zero mbetje”, tha Albanese.

Palët gjithashtu në kuadër të paktit AUKUS, riafirmuan angazhimin e tyre të ndërsjellë për zhvillimin e nëndetëseve bërthamore.

Në vitin 2021, Australia, SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar njoftuan formimin e AUKUS, një traktat trepalësh sigurie për rajonin Indo-Paqësor. Traktati është menduar kryesisht si kundërpërgjigje për Kinën, e cila ka rritur praninë në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat