Këshilli i Sigurimit i OKB-së me takim për të diskutuar lidhur me sulmin e Izraelit ndaj Iranit

Bota

Këshilli i Sigurimit i OKB-së me takim për të diskutuar lidhur me sulmin e Izraelit ndaj Iranit

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 20:10
Këshilli i Sigurimit i OKB-së me takim për të diskutuar lidhur me sulmin e Izraelit ndaj Iranit

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet më 28 tetor për të diskutuar sulmin e Izraelit ndaj Iranit, ka njoftuar presidenti i këshillit të Zvicrës.

Misioni zviceran i OKB-së tha se takimi ishte kërkuar nga Irani me mbështetjen e Algjerisë, Kinës dhe Rusisë.

“Veprimet e regjimit izraelit përbëjnë një kërcënim të madh për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe destabilizojnë më tej një rajon tashmë të brishtë”, tha Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi në një letër drejtuar këshillit 15 anëtarësh, shkruan Reuters.

Republika Islamike e Iranit, në përputhje me parimet e parashikuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe sipas ligjit ndërkombëtar, rezervon të drejtën e saj të natyrshme për përgjigje ligjore dhe legjitime ndaj këtyre sulmeve kriminale në kohën e duhur”, shtoi ai.

Bëhet e ditur se dhjetëra aeroplanë izraelitë përfunduan një valë sulmesh kundër fabrikave të raketave pranë Teheranit dhe në Iranin perëndimor.

Sulmi ishte një hakmarrje për sulmin e 1 tetorit të Iranit ndaj Izraelit me rreth 200 raketa balistike.

Por, ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon hodhi poshtë ankesën e Iranit në Kombet e Bashkuara, duke thënë: “Irani po përpiqet të veprojë kundër nesh në arenën diplomatike me pretendimin qesharak se Izraeli ka shkelur ligjin ndërkombëtar”.

Ndryshe, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u bëri thirrje të gjitha palëve që të ndërpresin veprimet ushtarake, duke përfshirë Gazën dhe Libanin, të bëjnë përpjekje maksimale për të parandaluar një luftë gjithëpërfshirëse rajonale dhe për t’u kthyer në rrugën e diplomacisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat