Ushtarët izraelitë kanë arritur të zënë rreth 100 militantë të dyshuar të Hamasit gjatë një bastisje në spitalin Kamal Adwan në veri të Gazas, ku IDF-ja izraelite publikoi edhe pamjet e këtij operacioni në këtë spital.
Në video shihen ushtarët nga njësia elitare Shayetet 13 që i afrohen ndërtesës të përcjella me tanke dhe mjete tjera të blinduara – dhe më pas ushtarët futen brenda dhe kërkojnë nëpër korridore militantët e Hamasit.
Në video nuk shihen iz raelitët duke arrestuar militantët apo personelin e spitalit, por se treguan në dhomat e spitalit armët që ishin fshehur nga Hamasi.
Në anën tjetër, ministria e Shëndetësisë në Gaza që udhëhiqet nga Hamasi, mohoi se militantët e këtij grupi ishin në këtë spital – duke theksuar se trupat izraelite arrestuan mjekë e infermierë.
Por nga IDF thanë se ishte një operacion i pashmangshëm, për faktin se militantët e Hamasit ishin futur në këtë spital.