Një grup i armatosur rrëmben më shumë se 200 ushtarakë dhe kap një bazë në Bolivinë qendrore

Bota

Një grup i armatosur rrëmben më shumë se 200 ushtarakë dhe kap një bazë në Bolivinë qendrore

Më: 3 nëntor 2024 Në ora: 08:35
Foto ilustrim

Një grup i armatosur ka marrë kontrollin e një poste ushtarake në Bolivinë qendrore dhe ka mbajtur peng më shumë se 200 personel.

Ushtria boliviane tha se një “grup i armatosur i parregullt” kishte rrëmbyer personelin ushtarak dhe sekuestroi armë dhe municione nga baza e vendosur pranë qytetit qendror të Bolivisë, Cochabamba, shkruan CNN.

Ministria e Jashtme e Bolivisë njoftoi se më shumë se 200 personel ushtarak ishin marrë peng gjatë incidentit.

Sipas presidentit bolivian, Luis Arce, grupi i armatosur ishte “i lidhur” me ish-presidentin Evo Morales, por nuk ofroi prova për pretendimin.

Bëhet e ditur se forcat e armatosura i kërkuan grupit të largohej nga kazermat “menjëherë dhe paqësisht”, duke theksuar se këto veprime do të konsideroheshin “tradhti ndaj vendit”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat