Ambasada e Teheranit në Moskë: Rusia do të lëshojë dy satelitë iranianë në ditën e zgjedhjeve në SHBA

Bota

Ambasada e Teheranit në Moskë: Rusia do të lëshojë dy satelitë iranianë në ditën e zgjedhjeve në SHBA

Më: 4 nëntor 2024 Në ora: 17:18
Foto ilustrim

Rusia do të lëshojë dy satelitë iranianë të martën e 5 nëntorit, tha sot ambasadori i Iranit në Moskë.

“Në vazhdim të zhvillimit të bashkëpunimit shkencor dhe teknologjik Iran-Rusi, dy satelitë iranianë, Kowsar dhe Hodhod, do të lëshohen në një orbitë 500 km të tokës të martën, më 5 nëntor, nga një mjet lëshues Soyuz”, tha ambasadori iranian në Rusi Kazem Jalali në një postim në rrjetin social X.

Në njoftimin e saj, megjithatë, ambasada iranianenuk specifikon se nga cila port kozmike do të lëshohet raketa ruse Soyuz.

Megjithatë, sipas kompanisë prodhuese Omidfaza, dy satelitët do të përdoren për fushat e bujqësisë, transportit, mjedisit dhe hartave, thekson Moscow Times.

Nga ana e tij Irani ka siguruar publikun që aktivitetet e tij në hapësirë janë krejtësisht paqësore dhe gjithashtu në përputhje me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, shkruan Reuters.

Megjithatë, Perëndimi shpreh shqetësim të fortë për përdorimin e teknologjisë që mund të përdoret si një alternativë ndaj raketave balistike të afta për të mbajtur kokë bërthamore.

Në samitin e fundit të grupit të vendeve Brics, i pari i Kremlinit Vladimir Putin zhvilloi bisedime me homologun e tij iranian Massoud Pezheskian, duke shprehur kënaqësinë e tij për marrëdhëniet dypalëshe “miqësore”.

Presidenti rus shtoi gjithashtu se dëshiron të “forcojë dinamikën pozitive në zhvillim në drejtim të bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik” midis dy vendeve.

Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022, qeveria e Moskës ka tensionuar marrëdhëniet me Teheranin, të cilin e akuzon se e ka furnizuar me armë për luftën e saj kundër Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat