Keir Starmer është një tjetër lider botëror që ka uruar Donald Trumpin për atë që ai e quan një "fitore historike zgjedhore".
“Mezi pres të punoj me ju në vitet në vijim”, thotë kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, duke shtuar:
“Si aleatët më të afërt, ne qëndrojmë krah për krah në mbrojtje të vlerave tona të përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe sipërmarrjes.
“Nga rritja dhe siguria te inovacioni dhe teknologjia, e di se marrëdhënia speciale MB-SHBA do të vazhdojë të përparojë në të dy anët e Atlantikut për vitet në vijim.”/BBC/