Kryeministri irlandez: Zgjedhjet do të mbahen më 29 nëntor

Bota

Kryeministri irlandez: Zgjedhjet do të mbahen më 29 nëntor

Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 10:04
Simon Harris

Kryeministri i Republikës së Irlandës, Simon Harris, ka bërë të ditur se zgjedhjet e përgjithshme në atë vend do të mbahen më 29 nëntor. Sipas hulumtimeve, partia e tij centriste “Fine Gael”kanë shanse të mëdha për të fituar një mandat të katërt, shkruan The Guardian.

“Qëllimi im është të kërkoj shpërndarjen e parlamentit të premten dhe shpresoj se do të kemi një ditë votimi më 29 nëntor”, tha Harris, duke shtuar se presidenti do të konfirmonte zyrtarisht datën.

Harris e dha këtë lajm një ditë para takimit të liderëve të BE-së në Budapest, ku tema kryesore do të jetë fitorja e kandidatit republikan për president të Amerikës Donald Trump në zgjedhje.

Duke pasur parasysh shqetësimet e Irlandës për ndikimin e presidentit të ri amerikan në një vend që është shumë i varur nga kompanitë amerikane të teknologjisë për punësim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat