Flakët dalin nga motori i një aeroplani – pasagjerët e tmerruar ‘u hodhën’ nga daljet e emergjencës

Bota

Flakët dalin nga motori i një aeroplani – pasagjerët e tmerruar ‘u hodhën’ nga daljet e emergjencës

Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 20:12
Foto ilustrim

Ky është momenti kur pasagjerët e tmerruar u detyruan të dilnin nga dalja e urgjencës së një aeroplani pasi flakët filluan të dilnin nga motori i një Boeing pak çaste përpara nisjes.

Sipas mediave të huaja, aeroplani Boeing 737-500, i nisur për në qytetin e Wamena, u përfshi nga flakët në aeroportin Sentani në Jayapura, Provinca Papua, Indonezi të martën, duke detyruar 121 pasagjerët e tij të evakuohen.

Ndërkohë disa pamje të tmerrshme treguan se si tymi dilte nga motori i aeroplanit, ndërsa një video tjetër kapte momentin kur pasagjerët duhej të qëndronin në krahun e aeroplanit ndërsa prisnin radhën e tyre për të zbritur.

Njerëzit në bordin e aeroplanit u panë gjithashtu duke rrëshqitur poshtë një “rrëshqitëseje emergjente të fryrë”, ndërsa britmat dhe sirenat dëgjoheshin në sfond.

Një pasagjer thuhet se e vuri re zjarrin dhe u kap nga paniku, duke i shtyrë ata të hapnin derën e urgjencës ndërsa u bërtisnin udhëtarëve të tjerë.

Fluturimi thuhet se është anuluar dhe dy të tjerë janë vonuar për shkak të zjarrit. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat