OKB: 70 për qind e të vrarëve në Gaza janë fëmijë dhe gra

Bota

OKB: 70 për qind e të vrarëve në Gaza janë fëmijë dhe gra

Më: 8 nëntor 2024 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka dënuar numrin e lartë të civilëve të vrarë në luftën në Gaza.

Duke thënë se analiza e saj tregon se afër 70 për qind e viktimave të verifikuara gjatë një periudhe gjashtëmujore ishin gra dhe fëmijë.

Agjencia tha se numri i lartë ishte kryesisht për shkak të përdorimit të armëve nga Izraeli me efekte të zonës së gjerë në zona me popullsi të dendur, megjithëse disa vrasje mund të kenë qenë rezultat i predhave të gabuara nga grupet e armatosura palestineze, shkruan BBC.

Raporti tha se gjeti nivele “të pashembullta” të shkeljeve të ligjit ndërkombëtar, duke ngritur shqetësime rreth “krimeve të luftës dhe krimeve të tjera të mundshme mizori”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat