Ish-komandanti i NATO bën parashikimin: Si do mbyllet lufta Rusi-Ukrainë

Bota

Ish-komandanti i NATO bën parashikimin: Si do mbyllet lufta Rusi-Ukrainë

Më: 10 nëntor 2024 Në ora: 09:08
Puitn, Zelensky dhe Trump

James Stavridis, ish-komandanti i NATO-s, ka parashikuar se konflikti Rusi-Ukrainë do të përfundojë me një marrëveshje ku Rusia do të mbajë rreth 20% të territorit të Ukrainës, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të mbetet e lirë dhe demokratike.

Ai beson se një zgjidhje e tillë, megjithëse e vështirë për ukrainasit, mund të sjellë një paqe të qëndrueshme dhe një rrugë të sigurt për anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe Bashkimin Evropian në disa vite.

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka shprehur besim se mund ta përfundojë luftën në një kohë të shkurtër përmes negociatave direkte me Putinin dhe Zelenskyn, duke pohuar se do të zgjidhte konfliktin “brenda 24 orëve” nëse do të ishte në tryezën e bisedimeve. Stavridis shprehu një optimizëm të rezervuar ndaj kësaj deklarate, duke theksuar se një zgjidhje e negociuar është diçka që kërkon kohë dhe që do të duhet të pranohet nga të dyja palët, si Rusia ashtu edhe Ukraina. Sipas tij, kjo mund të përfshijë krijimin e një zone të çmilitarizuar mes dy vendeve, të ngjashme me modelin e përdorur në Korenë e pas Luftës Koreane.

Në një tjetër zhvillim, pas fitores së tij në zgjedhje, Trump mori urime nga presidenti rus Putin dhe presidenti ukrainas Zelensky, të cilët i shprehën urimet e tyre përmes deklaratave publike dhe platformave sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat