Lufta në Ukrainë, zgjedhja e Trumpit dhe më pas rënja e qeverisë gjermane: BE dhe Gjermania po përballen me kohë sfiduese. Por çfarë roli mund të luajmë ne në politikën globale? Eksperti politik Thomas Jäger paraqet një gjykim të ashpër.
Në programin “Phoenix personal”, prezantuesja Inga Kühn bisedon me Thomas Jäger. Profesori i politikës ndërkombëtare dhe politikës së marëdhënieve të jashtme shpjegon pasojat e rënjes së qeverisë, zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe planet e Donald Trump . I pyetur nëse Gjermania dhe BE-ja po anashkalohen gjithnjë e më shumë në politikën globale, ai përgjigjet: “Po bëhet më e dukshme që BE-ja është mënjanë. Ka qenë aty gjatë gjithë kohës, aq afër shthurjes.”
Dobësitë e Gjermanisë dhe BE-së u mbuluan nga Joe Biden
Jäger thekson se BE-ja ka vite që është dobësuar në aspektin e politikës së jashtme, por kjo është mbuluar nga presidenca e Joe Biden: “Kjo nuk ishte e dukshme sepse Joe Biden u bë përsëri president. Dhe pyetja u justifikua kur tha: SHBA janë kthyer sërish. Dhe të gjithë thanë: Për sa kohë? Tani ne e dimë përgjigjen: katër vjet është përgjigja.”
Sipas mendimit të tij, Evropa tani është kthyer në pikën ku duhet të zhvillojë vetë aftësitë e politikave të sigurisë - një kërkesë që ende nuk është përmbushur. Jäger na kujton se tashmë shtatë vjet më parë, kancelarja e atëhershme Merkel deklaroi se koha kur Gjermania mund të mbështetej te të tjerët kishte mbaruar. "Dhe të gjithë e dinin se fjala ishte për Donald Trump, ishte për SHBA, ishte për sigurinë e Gjermanisë," tha Jäger.
“Gjermania gjithashtu mban përgjegjësi për rrethanat e tashme”
Megjithatë, pak është bërë në këtë drejtim që atëherë: “Dhe më pas çfarë u bë? Asgjë!” Ai thekson se kështu si qëndron puna asnjë shtet nuk na merr seriozisht dhe as nuk mund të garantojë sigurinë e tij. "Dhe kjo është ajo që evropianët duhet të kuptojnë vetë në këtë moment," shton ai. Kjo është veçanërisht shpërthyese duke pasur parasysh situatën e ndryshuar të politikës së sigurisë në Evropë, në krahasim me administratën e parë të Trump.
A do të ketë një mosmarrëveshje tjetër doganore me SHBA-në varët nga shumë faktorë, po çështja e sigurisë mund të luajë një rol vendimtar, parashikon Jäger. Ai e mbyll vlerësimin e tij me treguesin e qartë se si BE-ja, ashtu edhe vetë Gjermania janë fajtorë për këtë situatë: “Por fajin e kanë vetë europianët. Dhe Gjermania mund vetëm veten ta fajësoj në këtë drejtim.”