Më 11 nëntor 1918, Gjermania nënshkruan një marrëveshje për armëpushim me aleatët në një vagon treni në pyllin Compiegne të Francës.
Luftimet ndaluan zyrtarisht në orën 11:00, të ditës së 11 të muajit të 11-të dhe kjo ditë nderohet çdo vit me një heshtje dy-minutash.
Ndërsa, Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur 11 nëntorin si Ditë të Veteranëve.
Lufta e Parë Botërore përfundoi zyrtarisht me nënshkrimin e Traktatit të Versajës, më 28 qershor 1919.