Një fluturim i Spirit Airlines që po arrinte në kryeqytetin Haitian të Port-au-Prince nga shteti amerikan i Floridas u godit nga të shtënat me armë zjarri të hënën.
Kjo, siç raportojnë mediat e huaja, e ka detyruar aeroplanin të devijohej në Republikën Domenikane.
Të paktën një person – një stjuardesë – u godit nga një plumb, sipas Herald, i cili citoi një burim.
Raporti i Herald, duke cituar burime të shumta, tha se aeroplani u ul i sigurt.
Kompania nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment mbi fluturimin që u nis nga Fort Lauderdale, raportoi Reuters.
Ndërkohë thuhet se të shtënat e raportuara detyruan autoritetet në aeroportin ndërkombëtar Toussaint Louverture të ndalonin të gjitha fluturimet komerciale.
Mediat kujtojnë se bandat e lidhura politikisht në mars ngritën një kryengritje alarmante që rrëzoi kryeministrin e Haitit, liroi më shumë se 4600 të burgosur nga burgu, mbylli aeroportin në Port-au-Prince dhe shkëputi qytetin nga bota.
Banorët nuk kanë parë asnjë shenjë se kur autoritetet mund të marrin kontrollin e kryeqytetit nga bandat.