Shefi i NATO-s thotë se lidhjet e Rusisë me Korenë e Veriut, Iranin e Kinën po kërcënojnë paqen

Bota

Shefi i NATO-s thotë se lidhjet e Rusisë me Korenë e Veriut, Iranin e Kinën po kërcënojnë paqen

Më: 12 nëntor 2024 Në ora: 15:10
Foto nga takimi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka deklaruar se lidhjet e Rusisë me Korenë e Veriut, Iranin dhe Kinën po kërcënojnë paqen në tërë botën.

Gjatë një konference të përbashkët me presidentin francez Emmanuel Macron, Rutte tha se Rusia po vazhdon luftën në Ukrainë – madje është afruar edhe më shumë me aleatët e saj Kinën, Iranin dhe Korenë e Veriut.

“Pasi i janë dërguar municion dhe raketa, Koreja e Veriut tani ka dërguar trupa për të luftuar përkrah rusëve në Ukrainë”, shtoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Si kompensim, Rusia i ka ofruar Koresë së Veriut fonde dhe teknologji për ndërtimin e raketave – që sipas Rutte është një veprim shumë brengosës.

“Këto raketa janë kërcënim i drejtpërdrejt për SHBA-në, Evropën dhe pjesët tjera”, shtoi ai.

Rutte tha se ukrainasit plagosen dhe vriten çdo ditë nga dronët Shahed që i ka siguruar Rusia nga Irani.

“Në të njëjtën kohë, Kina mbështet ekonominë ruse dhe i mundëson industrisë së mbrojtjes”. Rusia po punon me Korenë e Veriut, Iranin dhe Kinën, që nuk kërcënojnë vetëm Evropën, por kërcënojnë paqen dhe sigurinë në pjesë tjera”, tha për fund Rutte. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat