Lëvizja e Biden është ‘moment vendimtar’ për Ukrainën

Bota

Lëvizja e Biden është ‘moment vendimtar’ për Ukrainën

Nga: M.H. Më: 17 nëntor 2024 Në ora: 22:43
Gitanas Nauseda

Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda i është përgjigjur vendimit të Joe Biden për të hequr kufizimet ndaj Ukrainës duke përdorur armët amerikane për të goditur më thellë Rusinë.

Naudesa e përshkroi lëvizjen si një "moment vendimtar" në luftën e Ukrainës kundër Rusisë, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.

Pse është e rëndësishme kjo lëvizje?

Vendimi është një ndryshim i madh i politikës amerikane dhe vjen pasi zoti Biden është gati të largohet nga detyra.

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump është zotuar të kufizojë mbështetjen amerikane për Ukrainën dhe t'i japë fund luftës sa më shpejt të jetë e mundur.

Volodymyr Zelenskyy dhe shumë prej mbështetësve të tij perëndimorë kanë bërë presion ndaj Bidenit për muaj të tërë që të lejojë Ukrainën të godasë objektivat ushtarake brenda Rusisë me raketa të furnizuara nga perëndimi, duke thënë se ndalimi i SHBA-së e kishte bërë të pamundur që Ukraina të përpiqej të ndalonte sulmet ruse në qytetet e saj dhe rrjetet elektrike.

Disa mbështetës kanë argumentuar se kjo dhe kufizime të tjera të SHBA-së mund t'i kushtojnë Ukrainës luftën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat