Dëmtohen dy kabllo nënujore në Detin Baltik

Bota

Dëmtohen dy kabllo nënujore në Detin Baltik

Më: 19 nëntor 2024 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Dy kabllo komunikimi me fibra optike nënujore në Detin Baltik, përfshirë një që lidh Finlandën dhe Gjermaninë, u shkëputën, duke ngritur dyshime për sabotim. Dëmtimi i kabllos së telekomunikacionit prej 1,170 km (730 milje) që është duke u hetuar vjen mes tensioneve në rritje me Rusinë. Kablloja C-Lion1 u vu në punë në vitin 2016 dhe është i vetmi kabllo komunikimi nënujor që kalon nga vendi nordik në Evropën qendrore.

Finlanda dhe Gjermania thanë në një deklaratë të përbashkët se siguria evropiane nuk është vetëm nën kërcënim nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës, por edhe nga lufta hibride e aktorëve keqdashës. Dëmtimi i dy kabllove të komunikimit me fibra optike nënujore në Detin Baltik duhet të shihet si një akt sabotimi, megjithëse është ende e paqartë se kush është përgjegjës, tha të martën ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.

“Askush nuk beson se këto kabllo janë prerë aksidentalisht. Prandaj duhet të themi, pa e ditur konkretisht nga kush ka ardhur, se është një veprim nga aktorë keqdashës dhe ne gjithashtu supozojmë se është sabotim”.

Episodi rikthen në vëmendje dëmtimin e tubacioneve të gazit Nord Stream dhe kabllove nënujore vitin e kaluar. Në tetor 2023 edhe tubacioni i gazit Balticconnector midis Finlandës dhe Estonisë u dëmtua në atë që autoritetet finlandeze në atë kohë thanë se kishte të ngjarë të ishte një akt i qëllimshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat