Udhëheqësi gjerman diskuton luftën në Ukrainë me presidentin kinez

Bota

Udhëheqësi gjerman diskuton luftën në Ukrainë me presidentin kinez

Nga: A.SH Më: 19 nëntor 2024 Në ora: 15:49
Foto nga takimi

Olaf Scholz ka folur për pushtimin rus të Ukrainës me presidentin e Kinës Xi Jinping, duke thënë se ishte e rëndësishme që dy fuqitë ekonomike diskutuan tema të vështira, përcjell Bota sot.

"Për ne është e rëndësishme të flasim për problemet dhe sfidat e mëdha," tha kancelari gjerman pas bisedimeve me Xi në margjinat e një takimi të G20 në Brazil.

Lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, për shembull, ose situata të rrezikshme që shohim gjetkë në botë.

"Askush nuk duhet të ketë frikë nga fqinjët e tij. Ky është një parim shumë qendror i paqes në botë, të cilit ne jemi të përkushtuar," shtoi Scholz, në një referencë të mundshme për Ukrainën ose Tajvanin."

Kina e sheh Tajvanin e qeverisur në mënyrë demokratike si territorin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat